` . Mjegulla nuk e pengon komunikacionin ajror - TV-SHENJA

Mjegulla nuk e pengon komunikacionin ajror

Mjegulla e cila në mëngjes është e pranishme nëpër disa fushëgropa në shtet shkakton qarkullim të rënduar të automjeteve në disa akse rrugore, derisa komunikacioni ajror tani për tani zhvillohet pa probleme.

Sipas informatës së Lidhjes auto-moto të Maqedonisë, komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet pa ndalesa, kryesisht nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta dhe vende-vende nëpër rrugë të lagështa në vendet më të larta.  Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në Maxhari, Dibër, Demir Kapi dhe Petrovec dhe deri në 100 metra në Negotinë.

Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në mëngjes janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara, përveç fluturimet për në Stamboll, të cilat janë anuluar.

Postime të Ngjajshme