` . Mizori dhe kuriozitet: 1 milion palestinezë të arrestuar nga Izraeli që nga viti 1967 - TV-SHENJA

Mizori dhe kuriozitet: 1 milion palestinezë të arrestuar nga Izraeli që nga viti 1967

Që nga viti 1967, forcat izraelite kanë arrestuar një milion palestinezë – e evidentuar kjo nga disa organizata vendase në Ditës së të Burgosurve Palestinezë.

“Që nga viti 1967, Izraeli ka marrë mbi një milion palestinezë. Aktualisht, janë 5,700 të burgosur në burgjet izraelite”, thuhet në deklaratë.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 1600 palestinezë – theksohet më tej.

Në mesin e të burgosurve në burgjet izraelite janë 250 të mitur, ndërsa 36 sosh në Jerusalem janë në arrest shtëpie.

Në burgje janë 47 gra dhe 500 persona në paraburgim administrativ, duke përfshirë gjashtë deputetë.

Gjithashtu, në burgjet izraelite ka 700 të sëmurë, prej të cilëve 30 janë pacientë me kancer.

Gjithashtu, 56 të burgosur janë në burg për më shumë se 20 vjet, ndërsa Kerim dhe Mahir Yunus janë në burg prej 37 vjetësh.

Është deklaruar gjithashtu se që nga viti 1967 në burgjet izraelite kanë vdekur 221 persona, prej të cilëve 78 janë vrarë ose ekzekutuar, 73 kanë vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga tortura, 63 për shkak të neglizhencës mjekësore, dhe të shtatë nga hapja zjarr prej rojeve ose ushtarëve. /tesheshi/