` . Mitrovica në zi: Një viktimë nga shembja e ish-hotelit “Adriatik” (video) - TV-SHENJA

Mitrovica në zi: Një viktimë nga shembja e ish-hotelit “Adriatik” (video)

Pas gati shtatë orë kërkimesh është nxjerr trupi i pajetë i punëtorit, që e zuri shembja e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Komuna e Mitrovicës, Nehat Bahtiri konfirmoi për Telegrafin se trupi është është nxjerr pa shenje jete nga gërmadha e objektit të shembur.

 Ai bëri të ditur se viktima është Visar Behrami, 27 vjeçar, nga Mitrovica.

Ish-hoteli Adriatiku është shembur në orët e pasdites të së hënës. Ndërsa, në pjesën e shembur kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa viktima kishte mbetur nën rrënoja.

Gjetja e trupit të riut nga Mitrovica është bërë pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve  dhe  FSK-së, e cila kishte angazhuar qen të trajnuar për këso rastesh kërkimi.

Ndërsa prokurorja e rastit, Fetije Bajrami ka konfirmuar  se prokuroria ka ndaluar dy persona – punëdhënësin dhe punëkryerësin.