` . Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin ku gjimnazet ndërtohen në fshat e fermat në qytet - TV-SHENJA

Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin ku gjimnazet ndërtohen në fshat e fermat në qytet

Shkruan: Teuta Buçi

Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin ku gjimnazet ndërtohen në fshat e fermat në qytet.
Kryeqytetin ku ka dhjetëra universitete por nuk ka biblioteka.
Kryeqytetin ku në afërsi të fakulteteve gjen dhjetëra bastore, por nuk gjen dot një librari në tërë qytetin.
Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin e veshur me barok dhe të zhveshur nga arti.
Kryeqytetin ku ka më shumë përmendore se sa turistë.
Ku pensionistët stimulohen të vizitojnë muze e teatro ndërsa të rinjtë stimulohen të braktisin vendin.
Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin “multietnik” me etnitete të getoizuara.
Kryeqytetin me lum dhe pa brigje.
Ku urat nuk bashkojnë por ndajnë popujt.
Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin e stërpopulluar dhe të zbrazët njëkohësisht!
Kryeqytetin që në mbrëmje është dinamik dhe shumë I gjallë ndërsa në mëngjes I vdekur.
Mirësevini në Shkup! Kryeqytetin që I fali botës një humaniste të madhe, ia dorëzoi Gonxhen Kalkutës dhe në kthim solli pak Kalkutë këtu.
Welcome to Skopje, the capital of broken dreams…

Postime të Ngjajshme