` . Mirënjohje për meritorët, Tërstena ndanë pesë ”Oskare olimpike” (Video) – TV-SHENJA

Mirënjohje për meritorët, Tërstena ndanë pesë ”Oskare olimpike” (Video)

Shaban Tërstena mbetet figura emblematike e sportit të Maqedonisë, pasi është sportisti i vetëm nga vendi që ka fituar medalje të artë nga Lojërat Olimpike. Legjendë e gjallë që vazhdon të mbetet modeli për tu ndjekur në sport edhe tani kur kanë kaluar shumë vite që ai është tërhequr nga sporti aktiv.

Pas mongrafisë ku përshkruhet karriera e tij sportive, për të vazhduar të mbajë gjallë arritjet e tij kulmore, Shaban Tërstena, organizoi manifesim në të cilin ndau pesë oskare për personalitete që janë meritorë për arritjet e sukseseve gjatë karrierës së tij sportive. Të parët që pranuan “Oskar të Artë” nga Tërstena janë trajneri i tij trajneri Hajrush Sinani, presidenti i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Vasil Tupurkovski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, punëtori i njohur sportiv, Nase Nasev dhe mjeku, Milosh Vuçidolov.

SHABAN TËRSTENA, ISH-KAMPION OLIMPIK

”Këta janë atë njerëzit të cilët ishin pjesë e jetës time. 20 vite kanë qenë me mua. 20 vite ishin dimër e verë.20 vite kemi ushtruar në borë e shi. Kjo do të vazhdon me vite të tjera. Me vite të tjera do të vazhdon për të gjithë ata gazetarë, mediume, profesorë dhe të gjithë ata njerëz që kanë ditë të vlerësojnë, rrespektojnë kontributin tonë që e kemi dhënë”.

HAJRUSH SINANI, ISH-TRAJNER I TËRSTENËS

”Më lejoni të ju falenderoj  në emrin tim edhe për punën e Shabanit dhe për kët mirënjohje që e jep Shabani.Me këtë mirënjohje, me këtë Oskarin kjo është kulmi dhe e falenderoj nga zemra i dëshiroj shëndet dhe më të mirat në jetë”.

NASE NASEV, ISH-SELEKSIONIUES I MUNDJES

“Shaban Tësrtena është i vetmi sportist në vendin tonë i cili ka fituar të gjithë trofetë në të gjitha katëgoritë. Ai ka punuar shumë për ttë arritur të gjitha ato medalje. Për në fund e falenderoj Shabanin për këtë mirënjohje dhe shpresoj të kemi edhe shumë sportisë të cilët do të fitojnë medalje olimpike”.

Shaban Tërstena ka paralajmëruar se pretendon këtë manifestim ta shndëroje në tradicional, për të vazhduar vitet në vazhdim të ndajë mirënjohje për figura tjera që kanë dhënë kontribut në arritjet e sukseseve kulmore që për sportistët nga vendi vazhdojnë të mbeten të paaritshme edhe sot e kësaj dite. Shaban Tërstena fitoi medalje të artënë Lojërat Olimpike në Los Anzheles të SHBA-ve në vitin 1984. Samir Sinani /SHENJA/