` . Miratohet në Kuvend pakoja sociale ligjore - TV-SHENJA

Miratohet në Kuvend pakoja sociale ligjore

Kuvendi me shumicë votash ka miratuar pakon sociale ligjore, ku përfshihen Propozim-ligjin për mbrojtje sociale, Propozim-ligji për për siguri sociale për personat e moshuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, të gjithë këto me procedurë të shpejtë. Asnjë nga amendamentet e VMRO-DPMNE-së nuk është pranuar, ndërsa kjo e fundit ligjet e propozuara nga Qeveria i cilësoi si ligje populiste.