` . Mioçiq, kampion i ri i botës në UFC, mposht Kormier - TV-SHENJA

Mioçiq, kampion i ri i botës në UFC, mposht Kormier

Kroati Stipe Mioçiq është kampioni më i ri i botës në UFC për pesha të rënda, pasi mundi me “KO Teknik” amerikanin Daniel Kormier. Ndonëse Kormier ishte më i mirë në dy raundet e para, megjithatë Mioçiq më pas arriti të rikthehet dhe të fitojë meçin duke rrëmbyer edhe titullin e kampionit. Ishte raundi i katërt kur Mioçiq lëshoi disa goditje të njëpasnjëshmë drejt kokës së Kormier, me këtë të fundit i cili u dorëzua dhe nuk arriti të vazhdojë meçin. Në këtë mënyrë kroati hakmerret ndaj Kormier për humbjen e një viti më parë kur u mund me “KO Teknik” dhe tani mban gjerdanin e kampionit të botës. Për Mioçiq kjo ishte fitorja e 19 në karrierën e tij, teksa deri më tani ka pësuar edhe tri humbje. /SHENJA/