` . Minovski: Bankat në Maqedoni janë stabile - TV-SHENJA

Minovski: Bankat në Maqedoni janë stabile

Paratë e eurobondit do arrijnë në llogari të Maqedonisë gjatë ditëve të ardhshme. Për këtë njoftoi Ministri i Financave Kirill Minovski, njofton SHENJA.

Ai tha se 450 milion eurot e marra do të shfrytëzohen për të mbuluar zbrazëtirat e buxhetit të vitit 2016 dhe 2017 si dhe për të paguar një borxh të skaduar. Minovski ishte në Bankën Popullore ku kolegu i tij guvernatori Dimitar Bogov tha se kriza politike mund të ndikojë në rritjen ekonomike, por Ministri siguroi se klima ekonomike në Maqedoni është stabile dhe madje inkurajoi bankat që të investojnë sa më shumë në sektorin e biznesit.

“Kishte nevojë që ta lëshojmë eurobondin. Kjo pasi që qëllimi jonë është që ta mbulojmë deficitin sa më shumë që është e mundur, nëpërmjet kapitaleve ndërkombëtare. Qëllimi është që bankat të sigurojnë më shumë mjete në ekonominë vendore të cilat do ti shfrytëzonin për kreditim pasi që qëllimi jonë themelore është që të zhvillojmë sektorin privat”, tha ministri i financa, Kirill Minovski, i cili shtoi se Maqedonia mundeshe të marrë edhe më shumë para por letrat që i shkroi opozita maqedonase shkaktuan problem, dhe se po të mos ishin letrat edhe kamata do të ishte më e ulët. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme