` . Minoski: Rritja ekonomike do të jetë mbi projeksionin prej 2.3% - TV-SHENJA

Minoski: Rritja ekonomike do të jetë mbi projeksionin prej 2.3%

Rritja ekonomike do të jetë mbi projeksionin edhe përkundër ndikimit të krizës politike, ka deklaruar sot kështu ministri i Financave, Kirill Minoski. Sipas tij, mesatarisht në tre kuartalet e para rritja e BPV është për 2.7 për qind dhe nëse analizohen parametrat do të shihet se në vazhdimësi shkallët e rritjes lëvizin diku mbi 2.5 për qind.

“Nëse e kemi parasysh se projeksioni i reviduar ishte 2.3 për qind i BPV vijmë në një rritje që është mbi këto projeksione edhe përkundër pengesave objektive që i kemi pasur. Nuk duhet ta anashkalojmë ndikimin që kishte kriza politike në vend e cila po zgjat pothuajse dy vite dhe e cila ka pasur ndikim psikologjik mbi investimet dhe shpenzimet ndërsa me këtë edhe mbi rritjen e ekonomisë”, ka deklaruar Minovski.

Postime të Ngjajshme