` . Ministria e Ekonomisë: Nuk lejohet import i akuakulturës nga Kosova - TV-SHENJA

Ministria e Ekonomisë: Nuk lejohet import i akuakulturës nga Kosova

Ministria e Ekonomisë e Maqedonisë së Veriut në një komunikatë për media të lëshuar në orët e pasdites informon se Agjensia për Ushqim dhe Veterinari që në muajin qershor i ka informuar autoritetet e Kosovës se aktet e reja ligjore janë sjellë në përputhje me rregullativën Evropiane.

“Agjencia është Trup e licensuar në përputhje me standartet Evropiane dhe të njëjtat standarte i zbaton në mënyrë joselektive gjatë importit të mallrave në RMV. Rregullorja në fjalë është harmonizuar me Rregulloren e Komisionit Evropian të 12 marsit të vitit 2010. Në bazë të kësaj rregulloreje Republika e Kosovës nuk është e shënuar për importin e lejuar të akuakulturës dhe në përputhje me rrethanat kjo është shënuar edhe në legjislacionin tonë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Megjithatë, nga kjo ministri thonë se ata do t’i përgjigjen kërkesës së Kosovës për të gjetur një zgjidhje. /SHENJA/