` . Ministri serb: Po i humbim milionat shkaku i taksës - TV-SHENJA

Ministri serb: Po i humbim milionat shkaku i taksës

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë mallrave të Serbisë.

Për nëntë muaj, Serbia ka humbur 280 milionë euro, në pamundësi të eksportit të mallrave në Kosovë.

Ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Lajiq i ka thënë sot RTS-së, se që nga 21 nëntori e deri më 8 gusht, Serbia ka humbur 280.8 milionë euro në mungesë eksportit.

Ndërsa për 1 vit eksport në Kosovë, shteti serb i ka fituar afër 500 milionë euro.

“Ne nuk kemi shpresë së në Kosovë do të flitet për heqje të taksës, pasi të gjithë po garojnë duke prezantuar taksën si ide të vetën dhe po përdoret si fushatë për të mbledhur poenë politik”, ka deklaruar Lajiq, transmeton lajmi.net.

Ai mendon se janë dy faktorë që mund të ndikojnë në heqjen e tarifave, SHBA-të dhe BE-ja.

Tutje, ministri serb ka thënë se është më mirë që Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë ndaj Kosovës, pasi sipas tij kështu ka fituar politikisht.

Lajiq ka shtuar se për të futur mallra në Kosovë, nuk po mund të gjejnë rrugë tjera alternative