` . Ministri serb i Mbrojtjes krahason NATO-n me koronavirusin - TV-SHENJA

Ministri serb i Mbrojtjes krahason NATO-n me koronavirusin

I njohur për deklarimet kontraverse, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin e shfaqi këtë tipar teksa hodhi paralele mes koronavirusit dhe NATO-s, teksa përkujtoi nisjen e bombardimeve mbi Serbi në vitin 1999 gjatë krizës kosovare.

Duke vënë kurorë në një memorial përkujtimor, Vulin tha: “Ndërhyrja e NATO-s, e cila filloi sot 21 vjet më parë, është krimi i fundit i madh, dhe për fat të keq i pandëshkuar në shekullin e 20-të”.

E në vazhdën e këtij qëndrimi, i cili pasqyron dhe atë të Beogradit zyrtar, ai i krahasoi ngjarjet e vitit 1999 me pandeminë aktuale të virusit COVID-19.

“Dhe sot, 21 vjet më vonë, të ballafaquar me një koronavirus, duhet të jemi një, sepse për të mbijetuar duhet të kemi diçka për të kujtuar”, tha Vulin. /tesheshi/