` . Ministri i Kulturës: Kemi arritur marrëveshje për restaurimin e dy Xhamive në Shtip dhe Strumicë (VIDEO) - TV-SHENJA

Ministri i Kulturës: Kemi arritur marrëveshje për restaurimin e dy Xhamive në Shtip dhe Strumicë (VIDEO)

Minsitri i Kulturës, Hysni Ismaili tha se kanë arritur marrëveshje më kryetarin e Shtipit për restaurimin dhe rindërtimin e Xhamisë së Husamedin Pashës e cila daton që nga shekulli 17, ndërsa është lënë plotësisht në harresë dhe sot e njejta figuron si pronë e Kishës Ortodokse.

Pas shumë diskutimeve me autoritetet e Shtipit tha ministri Ismaili, është arritur marrëveshje që Xhamia të rindërtohet dhe të kthehet në funksionin e saj ose të ngelet si muze.

Ismaili gjithashtu përmendi se një projekt i ngjashëm në lidhje me xhamitë historike është edhe në Strumicë, me Orta Xhaminë e shekullit 15. /SHENJA/