` . Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili takohet me udhëheqësinë dhe aktorët e Teatrit „Komedia“ - TV-SHENJA

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili takohet me udhëheqësinë dhe aktorët e Teatrit „Komedia“

Gjatë vizitës së Teatrit „Komedia“, u ndanë informacione se Teatri „Komedia“ në vitin 2019 në skenën e saj i ka realizuar pesë premiera,katër prej të cilave në skenën e madhe dhe një në skenën e vogël.
Në skenën e Teatrit „Komedia“ u luajtën gjithsej 179 shfaqe që u ndoqën nga 46.609 vizitorë. Atë që e bën krenar këtë teatër është se numri i shfaqjeve është rritur dhe shënon rritje në 62,7%, vizita 60%. Teatri „Komedia“ premton se edhe viti 2020 do të jetë vit teatror i mbushur me shumë shfaqe dhe shpresa për audiencë më të madhe.