` . Ministri Ismaili u takua me shefin e Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim – TIKA - TV-SHENJA

Ministri Ismaili u takua me shefin e Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim – TIKA

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare, që këto ditë po realizohet në Ankara, realizoi një takim edhe me Kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, z. Serkan Kajallar.

Ministri Ismaili me këtë rast falënderoi TIKA-n për mbështetjen dhe kontributin e parezervë në shumë sfera te jetës dhe për projektet e shumta në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga kultura, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mediat, organizatat joqeveritare dhe shume të tjera.

Ministri Hysni Ismaili gjithashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, veçanërisht në sferën e kulturës me qëllim të intensifikimit të aktiviteteve kulturore ndërmjet dy vendeve.

Partia Politike Alternativa