` . Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren japoneze Haneda - TV-SHENJA

Ministri Ismaili realizoi takim me ambasadoren japoneze Haneda

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadoren e Japonisë ne Republiken e Maqedonisë së Veriut, Keiko Haneda. Bashkëbiseduesit në takim  i theksuan lidhjet e mira tradicionale kulturore mes dy vendeve të krijuara që nga viti 1994.

Po ashtu, një nga aktivitetet domethënëse në fushën e kulturës, njihet filmi maqedonas. “Punk ne e mrtov ” (2016), si pjesë e projektit “Kinema Yugo”, i cili u mbështet nga ambasadat e Republikës së Maqedonisë Veriore, Republika  e Serbisë dhe Republika e Sllovenisë në Tokio.

Mes tjerash u fol edhe për pjesëmarrjen e poetëve japonez në manifestimin mbrëmjet e poezisë strugane.

Ndërkaq, në vitin 2019, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së  Maqedonisë Veriore, Jana Maneva-Cuposka implementoi  projektin “Ceiz” në Tokio, dhe Suzana Milevska mori pjesë në konferencën ”Sound International : Gender: Aktivism”, e cila njejtë u mbajt në Tokio.

Gjithashtu, pjesëmarrja e përfaqësuesve të komunitetit kombëtar maqedonas të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve-MNC u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës së vendit.

Po ashtu, Ministia e Kulturës së Republikës së Maqedonisë Veriore ka shprehur interes  të zgjerojë bashkëpunimin kulturorë me Japoninë, e cila do të arrihet me nënshkrimin e dokumentave ndërshtetërore nga të dyja palët. /SHENJA/