` . Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqje - TV-SHENJA

Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqje

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas hetimit të nisur ndaj tij me akuzën për korrupsion duke punësuar si këshilltare dy vajzat e tij të moshës 14 dhe 16 vjeç, raporton AA.

Le Roux në një deklaratë në një konferencë për media të mbajtur në Paris ka theksuar se i ka paraqitur dorëheqjen e tij presidentit francez François Hollande.

Pasi ka dalë nga rezidenca Elysee bashkë me kryeministrin Bernard Cazeneuve dhe pasi ka transmetuar se është takuar me presidentin Hollande ku dhe i ka paraqitur dorëheqjen Le Roux tha: “Në këtë mënyrë kjo më ka siguruar të shpreh ndershmërinë time, besnikërinë time ndaj të vërtetës dhe angazhimin tim për vlerat republikane që kam mbrojtur gjithmonë”.

Postime të Ngjajshme