` . Ministri britanik për Evropën për vizitë në Maqedoni - TV-SHENJA

Ministri britanik për Evropën për vizitë në Maqedoni

Ministri britanik për Evropë, Dejvid Lidington sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.

Gjatë vizitës, ministri Lidington do të ketë takime me zëvendëskryeministrin, Fatmir Besimi, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me liderët e partive politike të VMRO-DPMNE-së, të LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, dhe me personat e obliguar për çështje të lidhura me krizën e emigrimit, kumtoi Ambasada Britanike në Shkup.

Lidington sot do të marrë pjesë në forumin e shoqërisë civile në BE Infoqendrën në Shkup. Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, akademikë, aktivistë dhe persona me ndikim nga onlajn bashkësia.

Postime të Ngjajshme