` . Milloshovski lëshon “bombë” për Zaevin - TV-SHENJA

Milloshovski lëshon “bombë” për Zaevin

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, në konferencë për shtyp, ka lëshuar audio-incizim, në të cilën, pretendon se ish kryeministri Zoran Zaev, bisedon për vendime të Gjykatës Supreme gjatë sjelljes së vendimeve për lëndët.
Sipas Milloshoskit, Zaev, në mënyrë direkte është përzier në punën e gjyqësorit, që paraqet shkelje.
Ai gjithashtu ka thënë se ish prokurorja Katica Janeva ka qenë e lidhur ngushtë me liderin e LSDM-së, dhe se pa ndihmën e tij nuk do të kishte qenë e mundur “Zhvatja”.
“Zaev nëpërmjet këtij incizimi dëshmon se nuk ka qenë vetëm kryeministër por edhe prokuror dhe prokuror special”, ka thënë Antonio Milloshoski, përcjell SHENJA.