` . Miliona haxhinjë në Qabe reflektojnë barazi, pavarësisht racës së tyre - TV SHENJA

Miliona haxhinjë në Qabe reflektojnë barazi, pavarësisht racës së tyre

Besimtarët nga e gjithë bota në prag të njërës prej festave më të mëdha muslimane, asaj të Kurban Bajramit po bëhen bashkë në vendet më të shenjta për muslimanët për të kryer obligimin për një nga pesë kushtet e Islamit, Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas vizitës që ja bënë qytetit të Medinës mbi dy milionë haxhinjë përfshirë edhe ato nga vendet e Ballkanit kanë mbërritur në Mekë ku do të kryejnë obligimin, pelegrinazhin në tempullin e shenjtë të Qabes që njihet si Haxh.

Një ditë para se të ngjiten në kodrën e Arafatit për të kryer ritualet që janë pjesë e Haxhit, besimtarët e kalojnë kohën duke bërë namaz dhe lutje në Qabe.

Besimtarë nga e gjithë bota, pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe racore kanë veshur ihramin e bardhë ndërkohë që imazhet e barazisë njëherësh janë nga qëllimet dhe mesazhet të cilat i dërgon Haxhi.

Postime të Ngjajshme