` . Milani shkatërron Cagliarin dhe rimerr vendin e katërt, Piatek shënon sërish (VIDEO) - TV-SHENJA

Milani shkatërron Cagliarin dhe rimerr vendin e katërt, Piatek shënon sërish (VIDEO)

Milani ka shënuar një fitore bindëse në kampionat duke e mposhtur Cagliarin me rezultat 3-0 në San Siro të dielën mbrëma.

Ishte autogoli i Luca Ceppitelli në minutën e 13′ ai që ia lehtësoi punën kuqezinjëve. Pastaj braziliani Lucas Paqueta dyfishoi rezultatin në minutën e 22′, para se Piatek të realizonte për rezultatin final 3-0 në minutën e 62′.

Milani ngjitet në vendin e katërt me këtë fitore me 39 pikë, vetëm një më shumë se Atalanta, Roma dhe Lazio.