` . Milani fiton me vështirësi ndaj Hellas Verona - TV-SHENJA

Milani fiton me vështirësi ndaj Hellas Verona

Milani fiton mes vuajtjesh në Verona dhe shkon me moralin e lartë në derbin e Madoninës ndaj Interit që do të luhet të shtunën e ardhshme. Kuqezinjtë morën fitoren e 2-të radhazi me shifrat 1-0 pasi mposhtën brenda në Bentegodi Veronën me një gol të Piatek me penallti në minutën e 68-të.

Pavarsisht se Verona mbeti me 10 lojtarë në fushë që në minutën e 20-të pas daljes me karton të kuq të sulmuesit Stepinski, Milani e kishte të vështirë të çante mbrojtjen e skuadrës së Ivan Juric, me Rrahmanin e Kumbullën që luajtën titullarë dhe bënë një ndeshje të shkëlqyer.

Në fund edhe Milani mbeti me 10 lojtarë pas Calabria për pak rrezikoi të shkaktonte një penallti dhe mori direkt karton të kuq duke humbur derbin. Kjo ishte fitorja e parë në transfertë për Milanin në këtë sezon me kuqezinjtë që u ngjitën në kuotën e 6 pikëve.