` . Mijallkov: Nuk keni nevojë të më paraburgosni! - TV-SHENJA

Mijallkov: Nuk keni nevojë të më paraburgosni!

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov siguron gjykatën se nuk do të ikë nga shteti dhe nuk do të ndikojë në dëshmitarët, prandaj vlerëson se nuk ka nevojë për paraburgim. Ai i quajti pretendimet e PSP-së si manipulime pasi ai gjithmonë deri tani u është përgjigjur thirrjeve për deklarim dhe asnjëherë nuk ka penguar procedurën, raporton SHENJA. PSP ia rikujtoi Mijallkovit se nuk jeton në adresën që ia ka dhënë, por avokati i tij u arsyetua se ai jeton me rrezik të lartë prandaj nuk mund të zbulojë vendndodhjen. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme