` . Miftari, seleksionues i femrave të Maqedonisë në Basketboll? – TV SHENJA

Miftari, seleksionues i femrave të Maqedonisë në Basketboll?

Për 3 vite rradhazi përfaqësuesja e basketbollit të femrave në konkurencë të senioreve nuk ishte pjesë e juridiksionit të FIBA-s, ndërsa para pak kohësh Federata e Basketbollit të Maqedonisë dërgoi kërkesë zyratre për pjesmarrje në garat evropiane.

Ende nuk wshtw bërë e ditur se kush do të jetë në krye të përfaqësueses, mirëpo emri më i përmendur për këtë pozitë është Enver Miftari.

Aktualisht trajneri skuadrës së basketbollit Shkupi dhe akademisë së basketbollit në Shkup mendohet të jetë udhëheqës i kësaj përfaqësuese.

Kujtojmë që më 4 Korrik do të hidhet shorti për grupe për kualfikimet e Kampionatit Evropian që do të mbahet në 2 vende, ndërsa kanditat për të mbajtur këtë event janë Letonia, Lituania, Serbia, dhe Izreali.

Samir Sinani /SHENJA/

Postime të Ngjajshme