` . Microsoft ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë - TV-SHENJA

Microsoft ofron falas një koleksion prej 250 librash elektronikë

Microsoft po bën përsëri atë që askush nuk e pret prej kompanisë, të ofrojë falas diçka dhe në këtë rast një koleksion të tërë librash elektronike – ebook – të cilët përmbajnë udhëzime për produkte si Windows, Windows Server, Microsoft Office, Exchange Server e shumë të tjera, raporton pcalbanian.  Në një postim në blog nga Eric Lingman nga drejtoria e shitjeve të Microsoft, kompania ofron shkarkimin e çdo libri elektronik që jeni i interesuar.

Çdo vit Microsoft dhuron libra elektronik falas të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë në atë që e quan Microsoft Ebook Giveaway.

Sigurisht kush nuk do të donte libra falas por sapo të hyni në koleksionin e 250 librave, do të kuptoni se ka prej atyre që janë vjetëruar.

Por ka edhe tituj mjaft të spikatur si “Your Brand Sux” ose “Xquery Language Reference” ku shumica librave që u dedikohen Windows 10-ës janë me vlerë.

Shkarkimet nuk janë të limituar dhe çdokush mund ti shkarkojë të gjithë librat e listuar në uebsajt. Zakonisht librat elektronikë janë vetën në PDF ndërsa Microsoft i ofron edhe si DOC, MOBI dhe EPUB.

Për të shfletuar koleksionin dhe shkarkuar çdo titull që u bie në sy vizitoni këtë lidhje.

 

Postime të Ngjajshme