` . "Mickoski kërkon zgjedhje, por e lut Zotin që të mos ndodhin" (Video) - TV-SHENJA

“Mickoski kërkon zgjedhje, por e lut Zotin që të mos ndodhin” (Video)

Mickoski kërkon zgjedhje, por e lut Zotin që të mos ndodhin. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev, lidhur me kërkesën e Liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për zgjedhje të parakohëshme parlamentare  së bashku me ato presidenciale. Megjithatë, Zaev theksoi se duke marrë parasysh faktin që një kërkesë të tillë e kërkon lideri i opozitës, atëherë LSDM do ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje dhe nëse do të marrin vendim, menjëherë do ta njoftojnë opinionin.

Zoran Zaev, kryeministër
“Qëndrimin tim e dini, Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë, para se gjithash për ekonomi, reforma, ta rregullojmë sistemin tonë dhe të bëhemi shtet normal. Të gjithë e dijnë, e di edhe unë por edhe Mickoski, atë që e kërkon, e lut Zotin që të mos ndodh, por kërkon njeriu i parë i opozitës, për këtë arsye do të mendojmë seriozisht për këtëçështje. LSDM në trupat më të lartë sa më shpejtë të jetë e mundur, do ta hap këtëçështje. Vijojnë zgjedhjet presidenciale dhe ja vlen të mendohet”

Zaev tha se duke u bazuar në anketat e realizuara do të ishte mirë të ketë zgjedhje, pasi siç theksoi ai, për çdo garniturë politike do të ishte mirë të fitonte edhe katër vite mandat. Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkon që të hënën të shpërndahet Kuvendi dhe së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Sot nga i turpëruari Zoran Zaev dëgjuam dy teza. E para është se fshihet prapa vendimeve të organeve të partisë dhe e dyta është se anketat kanë treguar për udhëheqje të sigurt dhe se për secilin politikan do të ishin të mirëseardhura katër vite të reja mandat. Por, e vërteta është kjo, nëse vërtet është ashtu, eja menjëherë të hënën ta shpërndajmë Parlamentin dhe kemi mjaftueshëm kohë që të organizojmë cikël të drejtë të zgjedhjeve”

Ai theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka frikë nga zgjedhjet dhe se ka kohë të mjaftueshme për përgatitje të zgjedhjeve, formim të qeverisë teknike dhe zbatim të zgjedhjeve të parakohëshme. Ky vendim i VMRO-DPMNE-së vjen menjëherë pas sjelljes sëvendimeve për ndryshimet kushtetuese nga ana e Kuvendit. Ajnur Bafqari /SHENJA/