` . Mickoski: Dy gjëra janë të sigurt, rënia e LSDM dhe fitoja e VMRO-së - TV-SHENJA

Mickoski: Dy gjëra janë të sigurt, rënia e LSDM dhe fitoja e VMRO-së

Në 29 vjetorin e themelimit të partisë VMRO-DPMNE, lideri Hristian Mickoski tha se dy gjëra janë të sigurta: E para, LSDM po bie dhe e dyta, VMRO-DPMNE së bashku me popullin po fitojnë.
“Zaevi është gjunjëzuar në baltën e tij, ndërsa VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve kur do që të ndodhin ato do të formoj qeveri me të cilën Maqedoni do të ec para. Dhe mos mendoni se kam harruar nga ku kemi filluar. Edhe ata që besuan nga fillimi edhe ata që nuk besuan, por më pas u vërtetuan se mundemi, atyre që nuk besojnë u themi, se LSDM dhe Zaev janë nisur drejt humnerës nga e cila nuk ka kthim”, ka thënë Mickoski, përcjell SHENJA.
Ai ka shtuar se partia e tij për çdo ditë po bëhet më e organizuar dhe më e fortë. Sipas tij, fitorja e VMRO-DPMNE-së do të jetë edhe fitore për Maqedoninë.