` . Mickoski: Bisedimet për Prokurorinë, nuk kanë përfunduar - TV-SHENJA

Mickoski: Bisedimet për Prokurorinë, nuk kanë përfunduar

“Nuk kanë përfunduar bisedimet për ligjin e Prokurorisë. Në fund të takimit ofertat e të dyja palëve ishin që deri sa të ekziston opcion per takime të mëtutjeshme, do jemi në dispozicion”. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, njofton Shenja.

Pas prononcimit për media nga kryeministri Zoran Zaev për takimin e liderëve, deklarohet edhe lideri i opozitës Hristian Mickoski. Ai fajëson Zaevin se pikërisht ai ka dashur që të mos arrihet marrëveshje. Ai komentoi edhe deklaratën e sotme të kryeministrit ku tha se ai ishte pres nga paniku, i mbushur me plot të pavërteta, gënjeshtra dhe manipulime.

Më tej Mickoski sqaroi siç u shpreh ai skenarin e natës së mbrëmshme.

“Pas pauzës së parë në takim, Zaev dha propozim që përmbante disa pika, formimi i Prokurorisë së lartë, kjo të jetë në nivel me Prokurorinë e Ruskoskës, kurse prokurori duhet të jetë me propozim të opozitës më të madhe, përskaj kompetencave do të jetë edhe kompetene per ndjekjen e personave që janë të zgjedhur ose emëruar dhe pika e katërt. Derisa pushteti nuk e pranon propozimin e opozitës, Këshilli i prokurorëve te zgjedh një emër nga 10 emrat te prokurorisë. Kjo e fundit jep motivim që asnjeherë të mos pranoj propozimin e opozitës”, u shpreh Mickoski.

Ai poashtu tregoi edhe cili ka qenë qëndrimi i tyre rreth kësaj.

“Ok pajtohemi që të ketë Prokurori, ok që opozita të zgjedh prokurorin, ok kompetencat që ju thoni, por nëse kerkojmë marrëveshje duhet të respektojmë edhe ligjet. Ligji thotë që nëse kryeprokurores i mbaton mandati, ju mbaron edhe bashkëpuntorëve të saj”. Ai më tej tha se gjithë hetuesit e PSP-së të ktheten në vendet nga ku kanë ardhur. /SHENJA/