` . Michael Schumacher nuk mund të qëndrojë në këmbë | TV SHENJA
shumaher

Michael Schumacher nuk mund të qëndrojë në këmbë

Michael Schumacher nuk mund të ecë, madje as të qëndrojë në këmbë me ndihmën e specialistëve që ndjekin hap pas hapi gjendjen e tij. Kështu mësohet të jetë shprehur avokati i familjes Schumacher, Felix Damn, gjatë procesit gjyqësor ndaj revistës gjermane “Bunte”, e cila pak kohë më parë kishte botuar një artikull ku shkruhej se ish piloti gjerman kishte filluar të ecte, transmeton SuperSport.

47 vjecari, 7 herë kampion botë në Formula 1 pësoi një aksident të rëndë në Alpet franceze teksa por bënte ski.

Ai u transportua në gjendje kome në spitalin e Grenoble, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale delikate në kokë për t’i shpëtuar jetën. Informacioni i shpërndatë nga “Bunte” se Schumaher ishte ngritur në këmbë është përgënjeshtruar me forcë nga të afërmit e ish-pilotit gjerman, që e paditën revistën në fjalë për shpifje. Familja e Schumaher po bën të pamundurën për të ruajtur privatësinë, madje duke ndërmarrë cdo hap të mundshëm ligjor kur dikush tenton të japë informacione të pavërteta. Vendimi i gjykatës për rastin në fjalë prite të merret gjatë muajit tetor. Menaxherja e Schumaher, Sabine Kehm, muaj më e parë ishte shrehur se ajo që ishte botuar në Bunte ishte thejsht papërgjegjshmëri.

Postime të Ngjajshme