` . Mevlan Adili firmos me Zalgirisin në Lituani - TV-SHENJA

Mevlan Adili firmos me Zalgirisin në Lituani

Mbrojtësi nga Shkupi, Mevlan Adili karrierën e tij e vazhdon në Superligën e Lituanisë te skuadra e Zalgirisit. Shkupjani pas ndarjes me Shkëndijën e Tetovës, mbeti futbollist i lirë dhe në adresë të tij kishte oferta nga shumë klube të vendit, por edhe nga Shqipëria. Mirëpo, Adili zgjedhi për destinacion Lituaninë, ku firmosi kontratë për 3 vjet me Zalgirisin, ndërsa ndërmjetësimin e këtij transferimi e realizoi menaxheri nga Shkupi Meriton Berisha. Skuadra e Zalgirisit sezonin e ka mbyllur në vendin e dytë në Superligën së Lituanisë, me 75 pikë, dy më pak se kampionët Suduva  dhe plotë 24 pikë epërsi se Trakai i vendit të tretë. Për Adilin, kjo është aventura e parë në Lituani dhe e dyta jashtë vendit, pasi më herët ishte pjesë e UTA Arad të Rumanisë, ndërsa në Maqedoni ka luajtur me Shkëndijën dhe Shkupin. /SHENJA/