` . Meta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë - TV-SHENJA

Meta pas takimit me Bashën: Kërkohet përgjegjshmëri nga të gjithë

“Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.” Është ky reagimi që vjen nga Presidentit i Republikës Ilir Meta, pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha. Deklarata e Metës u bë përmes një statusi në facebook, bashkëngjitur një fotot të takimit me kreun me opozitës në zyrën e tij në Presidencë.
“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.” shkruan Meta në profilin e tij në facebook