` . Meta: Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij - TV-SHENJA

Meta: Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, si dhe ftesën e Gjykatës Speciale.

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta ka thënë se është i bindur në pafajësinë e Haradinajt.
Ai thotë se duhet bashkuar që Kosova dhe rajoni të jenë të pacenueshëm.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta.