` . Meta: Kosova i tregoi botës se është shembull i demokracisë, në një rajon që vuan nga autoritarizmi! - TV-SHENJA

Meta: Kosova i tregoi botës se është shembull i demokracisë, në një rajon që vuan nga autoritarizmi!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat shpallën fitues Partinë Vetëvendosja të Albin Kurtit.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”, shkruan Meta.