` . Meta firmos "live" dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve - TV-SHENJA

Meta firmos “live” dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme ku renditi arsyet që e çuan drejt marrjes së këtij vendimi drastik dhe rrezikun që i kanosej Shqipërisë nëse zgjedhjet mbaheshin në 30 Qershor.

Në mënyrë simbolike Meta në fund të fjalës së tij firmosi dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve para gazetarëve që ishin të pranishëm në konferencë.

“Po e bëj këtë akt të rëndësishëm para të gjithëve”, tha Meta.

Jo vetëm kaq, por teksa u nis të largohej në një moment u kthye sërish para gazetarëve dhe bëri me duar simbolin kombëtar të shqiponjës.