` . Meta: Arrestimi i Haradinajt, befasues dhe shokues – TV SHENJA

Meta: Arrestimi i Haradinajt, befasues dhe shokues

Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për një vizitë në selinë e AAK-së.

Me këtë rast, Meta ka shprehur pakënaqësitë e tij dhe solidaritetin pas arrestimit të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze.

“Arrestimi i Haradinajt ishte akt befasues dhe shokues”, ka thënë Meta, raporton KTV.

“Dua të shpreh keqardhjen për këtë ndalim shokues. Shpresojmë dhe besojmë do të marr fund pasi ai nuk është qytetar i Serbisë, por i Kosovës. Është simbol dhe krenari për të gjithë shqiptarët. Franca si vend demokratik dhe njëkohësisht që e ka njohur Kosovën do t’i përmbahet konventave ndërkombëtare duke i dhënë mesazh të qartë tekave të Serbisë”, ka thënë ndër të tjera kryeparlamentari Ilir Meta.

Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.

Postime të Ngjajshme