Lionel Messi ka shënuar hat-trick në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionat Botëror ndaj Ekuadorit, për t’ia siguruar kualifikimin kombëtares së tij, Argjentinës.
Ndonëse Ekuadori hutoi mysafirët duke shënuar gol në minutën e parë përmes Ibarrës, Messi dhe bashkëlojtarët e tij u rikthyen.
Fillimisht, magjistari i Barcelonës barazoi në minutën e 12-të pas asistimit nga Angel Di Maria, ndërkaq në minutën e 20-të solli epërsinë e kërkuar dëshprimisht nga fansat albicelestë.
Por ishte goli i hat-trickut i Lionel Messit në minutën e 62-të që vulosi kualifikimin e Argjentinës për në Kampionatin Botëror në Rusi që mbahet verën e ardhshme.