` . Messi tund rrjetën e Levantes, fillojnë përgatitjet për festën e titullit (Video - TV-SHENJA

Messi tund rrjetën e Levantes, fillojnë përgatitjet për festën e titullit (Video

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen që po zhvillohet mes Barcelonës dhe Levantes.
Pas një pjese të parë pa gola, në të cilën Barcelona nuk konkretizoi rastet, Ernesto Valverde vendosi ta inkuadronte në lojë Lionel Messin.

Numri 10 i katalanëve arriti që të zhbllokonte rezultatin në minutën e 62’, pas asistimit të Arturo Vidal, shkruan lajmi.net.

Goli i Messi mund të ketë vlerën e titullit të kampionit, pasi me tri pikë eventuale, Barca shpallet kampione në La Liga.

Përveç kësaj, goli do t’i shërbej argjentinasit edhe në garën për ‘Këpucën e Artë’, ku garon me Kylian Mbappe.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e Messi.