` . Messi sportisti më i paguar në botë, ja kush radhitet pas tij! - TV-SHENJA

Messi sportisti më i paguar në botë, ja kush radhitet pas tij!

Lojtari i kombëtares argjentinase dhe Barcelonës, Lionel Messi është sportisti më i paguar vitin e kaluar, transmeton AA.

Revista “Forbes” publikoi listën e sportistëve më të paguar të vitit të fundit, nga qershori i vitit 2018 deri në qershor 2019, në raport me pagën, turnetë, bonuset dhe të ardhurat nga reklamat.

Në krye të listës është Messi me 127 milionë dollarë të hyra ndërsa lojtari i kombëtares portugeze dhe i Juventusit, Cristiano Ronaldo radhitet i dyti me 109 milionë dollarë të hyra.

I treti me radhë është poashtu një futbollist, braziliani Neymar, i cili luan për klubin francez Paris Saint Germain (PSG). Neymar në vitin e fundit grumbulloi 105 milionë dollarë. Në mesin e 5 sportistëve më të paguar në botë është edhe boksieri meksikan Canelo Alvarez dhe tenisti zviceran Roger Federer.

Sa i përket kategorisë së femrave, sportistja më e paguar në botë vitin e kaluar ishte Serena Williams, e cila inkasoi 29,2 milionë dollarë. Është për t’u habitur se Williams është femra e vetme në listën prej 100 sportistëve më të paguar.

Lista e 10 sportistëve më të paguar në vitin e kaluar:

1. Lionel Messi – 127 milionë dollarë

2. Cristiano Ronaldo – 109 milionë dollarë

3. Neymar – 105 milionë dollarë

4. Canelo Alvarez – 94 milionë dollarë

5. Roger Federer – 93,4 milionë dollarë

6. Russell Wilson – 89,5 milionë dollarë

7. Aaron Rodgers – 89,3 milionë dollarë

8. LeBron James – 89 milionë dollarë

9. Stephen Curry – 79,8 milionë dollarë

10. Kevin Durant – 65,4 milionë dollarë