` . Messi pranon mangësinë e tij, nuk është e lehtë ta përmirësoj – TV-SHENJA

Messi pranon mangësinë e tij, nuk është e lehtë ta përmirësoj

Messi konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit. Gjithsesi dhe ai ka rezervat e veta sa i takon lojës së tij.

Në një intervistë për “TDT”, kapiteni i katalanasve tregon se duhet të përmirësohet në goditjet e penalltive. Kjo si duket nuk është e lehtë. Messi nuk ka dëshirë t’i shohë përsëritje ndeshjet ku luan vetë. Ai nuk dëshiron as të studiojë kundërshtarin.

Mesi thotë se në futbollin e sotëm nuk ka më një Iniesta apo Xavi.Sipas Messit ata janë unikë. Messi ka folur dhe për raportin që ka në fushën e lojës me Albën.