` . Messi: Kur Ekuadori shënoi, doja të vdisja – pata frikë se nuk do të kualifikoheshim - TV-SHENJA

Messi: Kur Ekuadori shënoi, doja të vdisja – pata frikë se nuk do të kualifikoheshim

Lionel Messi më në fund fitoi admirimin e tifozëve argjentinas me një paraqitje spektakolare në suksesin 1-3 të Argjentinës ndaj Ekuadorit, fitore që i çon bardhekaltërit direkt në Kampionatin Botëror.
Pas ndeshjes ku shënoi të tre golat e skuadrës së tij, ylli i Barcelonës i dha fund edhe heshtjes për shtyp, duke deklaruar para mediave se kishte frikë nga mungesa në Botërorin e Rusisë.

“Pata frikë se nuk do të kualifikoheshim. E çuam veten deri në atë pikë dhe kur Ekuadori shënoi, doja të vdisja. Më kaluan qindra mendime në kokë. Nuk duhet ta kishim lënë për ndeshje të fundit”, theksoi Messi.

“Arritëm atë që deshëm, por e patëm të vështirë nga lartësia dhe nga fakti që e nisëm duke humbur”, tha Messi përpara se të afronte sërish kombëtaren me gazetarët.

“Kaloi momenti kur qëndronim të distancuar nga njerëzit dhe gazetarët. Ishte diçka që duhej bërë pasi na afroi më shumë me njëri-tjetrin. Shpresojmë që të na shkojë mirë në Botëror, pasi ishte e padrejtë ajo që ndodhi në Botërorin e Brazilit dhe në Kupën e Amerikës”, shtoi për fund pesë herë Topi i Artë. /TCh/

Postime të Ngjajshme