` . Messi: Botërori i Rusisë shansi i fundit për Argjentinën – TV-SHENJA

Messi: Botërori i Rusisë shansi i fundit për Argjentinën

Messi beson se Botërori i Rusisë është shansi i fundit për këtë gjeneratë të Argjentinës për të fituar Kupën e Botës.
Messi dhe Argjentina kanë vuajtur shumë në të kaluarën, të cilët kanë humbur tri finale të mëdha: 2014 Kupa e Botës dhe 2015 e 2016 Copa America.

“Kam qarë shumë herë për shkak të këtyre ndeshjeve si këto (finalet), për rëndësinë e tyre dhe që nuk kemi arritur të fitojmë diçka dhe të realizojmë ëndrrën e vendit tonë”, tha Messi për programin “La Cornisa”.

“Çdo herë kam ëndërruar për Kupën e Botës, të jem pjesë e saj, të luaj dhe të fitoj, të jem në gjendje të ngrejë trofeun. Dua t’i tregojë tifozëve se shpresojmë se kjo Kupë e Botës do të jetë e mirë për ne dhe shpresojmë të përjetojmë gjëra të bukur, pothuajse ngjashëm me 2014, por kësaj radhe ngritja në qiell e e trofeut është objektivi”, shtoi mes tjerash Leo.

Argjentina është në grup me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë në Kupën e Botës që starton në qershor.