` . Mësohet sa do të mungoj Shkodran Mustafi pas lëndimit - TV-SHENJA

Mësohet sa do të mungoj Shkodran Mustafi pas lëndimit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka treguar se Shkodran Mustafi do të mungojë për të paktën gjashtë javë.
Mustafi u lëndua me Gjermaninë, në kualifikimet për Kupën e Botës.
“Ne e kemi humbur Mustafin për rreth gjashtë javë. Nuk besoj se ai do të luajë deri pas pushimit të Kombëtareve”, ka thënë Wenger gjatë një konference për media.
“Lojtari i fundit që kam pritur të lëndohet ishte Mustafi, sepse nuk dihej nëse do të luante dhe se Gjermania ishte e kualifikuar në Botëror”, tha ai në fund.

Postime të Ngjajshme