` . Mësohet gjendja e foshnjës së braktisur në rrugë në Fushë Topanë - TV-SHENJA

Mësohet gjendja e foshnjës së braktisur në rrugë në Fushë Topanë

Foshnja e porsalindur e gjetur në Fushë Topanë është në gjendje të mirë shëndetësore. Një kalimtar rasti ka dëgjuar të qarat e foshnjës dhe e ka paraqitur rastin në polici.
Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve thonë se edhe pse foshnja është gjetur në kushte joadekuate, tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Nga kërthiza mund të konkludohet se foshnja ka lindur mbrëmë. Është sjellë pa rroba, por menjëherë është vendosur në inkubator që t’i ngrohet trupi. I është dhënë terapi adekuate dhe tani është në gjendje të mirë”, ka deklaruar Katerina Stavriq, drejtoresh e Klinikës për fëmijë, shkruan Slloboden Peçat, transmeton SHENJA.
Nga policia kanë thënë se po punohet në zbulimin e identitetit të nënës dhe rrethanat në të cilat e porsalindura është braktisur në rrugë menjëherë pas lindjes.