` . Mësohen rivalët eventual të skuadrave tona në Europë - TV-SHENJA

Mësohen rivalët eventual të skuadrave tona në Europë

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon janë caktuar grupet preliminare para shortit të nesërm për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës. Kështu, kampionia e vendit Shkëndija ka mësuar emrat e pesë kundërshtarëve të mundshëm për xhiron e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kluzh nga Rumania dhe Ferencvaroshi i Hungarisë janë rivalët e mundshëm më serioz, Suduva e Lituanisë duket ekip më mesatarë, ndërsa rival më të lehtë mund të rezultojnë Araratit i Armenisë dhe Nome Kalju nga Estonia.

Në raundin e parë eliminatorë të Liga Europës Shkupi mund të përballet me Hapoel Ber Shevan e Izraelit, AEK Larnaka të Qipros, Domzhalen e Sllovenisë, Pjunikun e Armenisë, Sebail nga Azerbejxhani apo Buduqnost Podgoricën e Malit të Zi.

Akademia Pandev për pesë kundërshtar të mundshëm ka Fehervarin e Hungarisë, Zrinskin e BeH, Shahtjor Soligorsk nga Bjellorusia, Nefçin e Azerbajxhanit apo Levskin e Bullgarisë. Ndërkohë rival i Makedonija Gj.P. do të zgjidhet në mesin e Spartak Trnavën e Sllovakisë, Zhalgirisin e Lituanisë, Fola Esh nga Luksemburgu, Alashkert të Armenisë dhe Olimpia Ljubljana të Sllovenisë.

Shorti për Ligën e Kampionëve hidhet nesër në orën 12:00, ndërsa nga ora 13:00 në program është shporti për xhiron e parë eliminatore të Liga Europës.

Faton Zylbehari /SHENJA/