` . Mërgim Mavraj: Fituam shumë! - TV-SHENJA

Mërgim Mavraj: Fituam shumë!

Mërgim Mavraj ka dërguar një mesazh emocionues për të gjithë tifozët “Kuq e Zi”, pas fitores historike të arritur mbrëmë. Ai ka thënë se më e rëndësishmja e gjithë asaj është se ata i kanë fituar dhe kanë bërë për vete tifozët.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Fituam shumee!

Dham shpirtin në tre ndeshje të paharrushme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakoshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falenderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurtë që rrugëtimi ?⚫ nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur…

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!

Postime të Ngjajshme