` . Mercedes S63 AMG Coupe i fuqishëm e me shumë klasë (FOTO) – TV-SHENJA

Mercedes S63 AMG Coupe i fuqishëm e me shumë klasë (FOTO)

Duket se modeli Mercedes S63 AMG Coupe është gjithnjë e më shumë në kërkim të kompanive të cilat merren me modifikimin e veturave.

Kompania e njohur Wheelsandmore edhe më parë pati modifikuar këtë model, duke e përforcuar motorin e tij 5.5-litër V8 në 700 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ndërsa tani, kjo kompani është marrë përsëri me modifikimin e motorit të këtij modeli, duke e përforcuar atë në 792 kuajfuqi.

Tani, Mercedes S63 AMG Coupe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda, ndërsa atë maksimale deri në 322 km/h.

Gjithashtu, ky S63 AMG vjen me eksterier me ngjyrë të bardhë dhe rrota me ngjyrë të zezë mat, gjë që e bën atë të duket shumë elegant e me shumë klasë.

Si pjesë e paketës për modifikim, ashtu si më parë, edhe tani përfshihet sistemi i shkarkimit të gazrave nga çeliku, si dhe set i ri i rrotave me diametër prej 21-inç (21 x 9.5 të përparme dhe 21 x 11 të pasme, e me goma Continental Sport Contact 5P 265/30 dhe 295/30). Si opsion për zgjedhje në dispozicion janë edhe rrotat 6Sporz2 me diametër prej 22-inç.