` . Menduh Thaçi: Edhe BE-ja ka qëndrim negativ ndaj BDI-së dhe VMRO-së – TV-SHENJA

Menduh Thaçi: Edhe BE-ja ka qëndrim negativ ndaj BDI-së dhe VMRO-së

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubim në Tetovë. Kreu i PDSH-së para banorëve të Tetovës foli për platformën dhe programin e partisë së tij. Menduh Thaçi tha se ekonomia është elementi kyç që do të ketë përmisim me ardhjen e tij në pushtet dhe premtoi që pensionet dhe bursat e shqiptarëve do të jenë të barabarta me ato të maqedonasve, si dhe pagat nëpër institucione do të jenë në proporcion me ato të të punësuarve maqedonas. Thaçi më tutje shtoi se BDI është duke promovuar program të njejtë politik me atë të VMRO-së, rritje e pagës minimale, rritja e numrit të punësuarëve, por një gjë është e qartë tha Thaçi, se nëse VMRO-BDI do vazhdojnë të jenë në pushtet do të ketë bllokatë ekonomike, sepse ndaj tyre ka qëndrim negativ edhe Bashkimi Europian, raporton SHENJA.

“BDI thotë që do ta rrisin pagën minimale! Të kujt? Të të punësuarëve? Sa janë të punësuar shqiptarë, 5%, 95% janë maqedonas, e kopjojnë programin e VMRO-së dhe nuk e kuptojnë se flasin si VMRO-ja dhe si maqedonasit. BDI thotë se do të bëjmë kaq punësime, kaq investime. Tashmë është e qartë se Bashkësia Ndërkombëtare ka një qëndrim jashtëzakonisht negativ ndaj BDI-së dhe VMRO-së” , deklaroi lideri I PDSH-së, Menduh Thaçi. /SHENJA/