` . Mehmeti: Larg duart e pista politike nga Sh.B. ‘Logos-A’! – TV-SHENJA

Mehmeti: Larg duart e pista politike nga Sh.B. ‘Logos-A’!

Shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në skenën politike dhe etiketimit të Shtëpisë Botuese “Logos A”.

Ja teksti i plotë në profilin e tij në Facebook!

“Që mos del se u iki pyetjeve për atë që ndodh në Lëvizjen BESA, e them shkurt e qartë: nuk e di cilat janë arsyet e grindjes brenda kësaj partie, e as që merrem me to! Lidhshmëria ime me këtë Lëvizje ka marr fund që ditën kur përfunduan zgjedhjet parlamentare! Por megjithatë, ka diçka që më bënë përshtypje dhe bie në sy: insistimi i të pakënaqurve nga Tetova që në këtë grindje brendapartiake ta përfshijnë dhe pronarin e Shtëpisë Botuese “Logos – A”, mbase pse duan ta rrënojnë këtë vatër të librit shqiptar. Jo sot, por edhe në të kaluarën, thuaje gjitha qeveritë e Maqedonisë, kanë bërë çmos që ta mbyllin këtë institucion të suksesshëm që u bë në një lloj ministrie e kulturës shqiptare, por nuk ia dolën ngaqë e mbrojtëm ne që e dimë se këtij populli nuk i mungojnë politikanë e parti, por institucione kulturore! Dhe kush mund ta paramendonte se do vijë dita kur këtë shtëpi botuese do duhet ta mbrojmë nga të pabesët e Besës, nga ata që i rriti kjo vatër kulturore! Dhe se atyre do duhet t’ua përsërisim atë që ua thoshim qeveritarëve që donin ta rrënonin atë: larg duart e pista politike nga Shtëpia Botuese ‘Logos –A’!”. /SHENJA/