` . Megjithatë, Al-Khelaifi shuan shpresat e Realit për Mbappe - TV-SHENJA

Megjithatë, Al-Khelaifi shuan shpresat e Realit për Mbappe

Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur që Kylian Mbappe do të qëndrojë te Paris Saint-Germain përtej kësaj vere.
Mbappe ka lënë të kuptohet se do të donte të provonte një sfidë të re dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid.

“Unë jam 200 për qind i sigurt se ai do të jetë në PSG sezonin e ardhshëm”, tha presidenti i klubit për France Football, transmeton lajmi.net.

Pas transferimeve të superyjeve si Neymar e Mbappe, Al-Khelaifi zbuloi se politika e transferimit të klubit do të ndryshojë.

“Unë nuk dua asnjë yll më shumë, në kuptimin e keq të fjalës”, tha ai.

“Ne do të bëjmë nënshkrime madhështore që kanë një mentalitet shembullor”.