` . Mega marrëveshje mes Lakers e Pelicans – Davis në LA në shkëmbim të 7 lojtarëve - TV-SHENJA

Mega marrëveshje mes Lakers e Pelicans – Davis në LA në shkëmbim të 7 lojtarëve

Skuadrat nga NBA, Los Angeles Lakers dhe New Orleans Pelicans janë pajtuar për një mega marrëveshje, që pritet të jetë më e madhja e këtij parasezoni.
Së fundmi raportohet se Pelicans janë pajtuar të lirojnë Anthony Davis që të largohet drejt Lakers, transmeton lajmi.net.

Pelicans në shkëmbim do të marrin yjet e Lakers si Lonzo Ball, Brandon Ingram e Josh Hart.

Por, përfitimet e Pelicans nuk ndalen këtu. Ata do të kenë të drejtë edhe në 3 drafte të raundit të parë, si dhe draftin e katërt të këtij sezoni.

Lakers tashmë konsiderohen si favoritët për titullin akoma pa filluar gara, pasi dyshja James – Davis pritet të bëjnë rregullin në kampionat.